Ndryshim i rëndësishëm për Brojën, zbulohet lëvizja e fundit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka ndryshuar agjent.  Nga sot, 24-vjeçari do të jetë pjesë e “Team Raiola”, një prej agjencive më të njohura në botën e futbollit.

Broja do të përfaqësohet nga Vincenzo Raiola, nipi i të ndjerit Mino Raiola, si dhe nga Jose Fortes Rodriguez. Ky zhvillim shihet si një lëvizje e rëndësishme për të ardhmen e Brojës, i cili synon të rikthehet në nivelin më të lartë pas periudhave të vështira të shkaktuara nga dëmtimet.

“Team Raiola” njihet për menaxhimin e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. Kujtojmë që Broja kaloi një  vit të vështirë me skuadrën e Burnley.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×