
Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi shpërthimi në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona mbetën të plagosur.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale dhe ka ndodhur teksa dy shtetas, Mustafa Koçi dhe Ervis Bregu, po kryenin punime në një banesë të vjetër në zonë.
Sipas dyshimeve paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes i mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, i cili ndodhej në ambientet e banesës. Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
and then