VIDEO/ Vërshëllehet himni izraelit, momenti para ndeshjes miqësore të Shqipërisë

Në orën 20.00 në stadiumin Air Albania nisi miqësorja mes Shqipërisë dhe Izraelit. Para ndeshjes, gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar izraelit u dëgjuan fishkëllima dhe reagime nga një pjesë e tifozëve të pranishëm në tribunat e stadiumit.

Ceremonia protokollare para takimit u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa momenti i himnit të Izraelit tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave sportive. Pavarësisht reagimeve nga tribunat, ndeshja vijoi normalisht pas përfundimit të ceremonisë zyrtare.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×