Gara për president, Riquelme plas “bombën”: Do sjell në Madrid Rodri-Haaland

Në Madrid, gara për president është ndezur fuqishëm, kjo pas premtimeve të bujshme të bëra nga rivali i Florentino Perez: “Nëse unë do të zgjidhem president do të sjell në Bernabeu Rodri dhe Erling Haaland”, u shpreh Enrique Riquelme. Ky premtim i rivalit të Perez ka bërë shumë buje në rrjetet sociale, ndërsa tifozët e Realit kanë nisur të ëndërrojnë.

Në fakt, Rodri nuk është një emër risi në Madrid, edhe më herët është lakuar për një transferim të tij në Madrid, kjo pasi vetë lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të veshur fanellën e bardhë. Mesfushori spanjoll futet edhe në vitin që i përfundon kontrata, ndërsa nuk ka gjetur një akord me Man.City për të rinovim të mundshëm, për këtë arsye më shumë se sa një premtim i bujshëm, një premtim elektoral, Rodi është një opsion konkret.

I ndryshëm është diskutimi kur bëhet fjalë për Erling Haaland. Biondi norvegjez rinovoi së fundmi kontratën e tij me Man.City deri në 2034, jo vetëm në terma kontraktual, për Man.City sulmuesi norvegjez është i pashitshëm, është pika e referimit edhe për trajnerin e ri, Enzo Mareca.

Me anë të një reagimi për gazetarin Fabrizo Romano, përfaqësuesit e Haaland mohuan në mënyrë kategorike një lëvizje të tillë: “E gjitha është shumë argëtuese, por absolutisht e pavërtetë. I urojmë të dy kandidatëve në këtë garë për president të Real Madrid”, u shprehën përfaqësuesit e Haaland. Pas këtij reagimi, bomba e Riquelme nuk shpërthen, thjesht trazoi pak rrjetin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×