
Probleme për Argjentinën para Botërorit, pasi janë shtuar dyshimet mbi gjendjen fizike të mesfushorit Nico Paz dhe mundësinë e tij për të marrë pjesë në turne pas një dëmtimi që pësoi te klubi i tij italian Como në javët e fundit të sezonit.
Më saktësisht, bëhet fjalë për një lëndim të pësuar kundër Hellas Verona, gjë që e detyroi të mungonte në dy ndeshjet pasuese. Fillimisht, mendohej se nuk ishte diçka serioze, por zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime brenda kampit të Albiceleste.
Argjentina po përgatitet të mbrojë titullin në një grup ku bëjnë pjesë Algjeria, Jordania dhe Austria. Ndeshja e parë e tyre është planifikuar të zhvillohet në orët e para të 17 qershorit kundër Algjerisë.
and then