Del kundër parashikimit! Befasia vjen nga Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares varet nga trajneri… italian

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në ajër. Mesfushori i Kombëtares shprehu dje hapur dëshirën e tij, për t’u larguar nga Interi. Zikaltërit po ashtu prej kohësh nuk e kanë në plane.

Më parë është bërë fakt që Beshiktashi nuk interesohet të paguajë klauzolën prej 11 milionë eurosh tek Interi. Asllani ndërkohë befasoi dje, pasi tregoi besimin e tij te klubi turk. Kështu doli edhe kundër parashikimit për rikthimin e menjëhershëm te zikaltërit.

“E ardhmja? Nuk e di. Beshiktashi ka të drejtë blerje deri më datë 15 qershor. Jam gjetur shumë mirë atje, kam luajtur të gjitha ndeshjet. Shpresoj të rri atje. Nuk i dihet”, u shpreh Asllani pas sfidës së djeshme ndaj Izraelit.

Trajneri Vinçenzo Italiano ndërkohë është pranë firmës me Beshiktashin. E ardhmja e Asllanit mund të varet nga italiani. Vetë trajneri Italiano mund t’i ndryshojë mendjen drejtuesve.

Beshiktashi po ashtu është do të ishte i interesuar për të ulur çmimin e kartonit. Në këtë pikë negociatat do të mbeteshin në dorën e Interit. Fakt është se Asllani nuk dëshiron rikthimin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×