Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Andorrës, gjendja e lojtarëve

Kosova ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Andorrës, e cila zhvillohet të dielën.

Në stërvitjen e sotme, për arsye familjare, ka munguar Rilind Nivokazi, ndërsa portieri Arijanet Muriç ka vazhduar programin e rehabilitimit pas shqetësimeve muskulore.

Gjatë kësaj seance, përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, ka punuar në aspektet taktike dhe në mënyrën e lojës që synon ta aplikojë skuadra në përballjen e së dielës. Vëmendje e veçantë i është kushtuar transformimit të shpejtë të lojës nga faza e mbrojtjes në atë të sulmit.

Atmosfera brenda ekipit vazhdon të jetë shumë e mirë, ndërsa futbollistët po e presin me entuziazëm miqësoren ndaj Andorrës, me synimin për të dhënë një paraqitje të mirë dhe për t’iu rikthyer rezultateve pozitive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×