E pushoi nga puna, hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se ka goditur me grusht drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, institucion në varësi të Ministrisë së Mjedisit.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që lidhet me largimin nga puna të personit të shpallur në kërkim. Ky i fundit e ka pritur drejtorin sapo ka dalë nga ambientet e ministrisë dhe, pas një debati verbal e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht.

Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×