E ardhmja mes Prishtinës dhe Superiores, verë e nxehtë për talentin shkodran

Vera e këtij viti do të jetë shumë e rëndësishme për mbrojtësin shkodran Flori Spahija. Futbollisti është kthyer në formë maksimale falë eksperiencës së tij të parë jashtë Shqipërisë dhe tashmë ka ardhur koha të bëjë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen.

Spahija kaloi edicionin e fundit në radhët e skuadrës së KF Vjosës në Ligën e Parë të Kosovës, i huazuar atje nga Prishtina që zotëron kartonin e tij që nga vera e kaluar, pas transferimit nga Vllaznia. Futbollisti ka spikatur në klubin kosovar duke lënë pas problemet fizike të edicioneve të mëparshme, duke gjetur vazhdimësinë dhe duke qenë një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Ligën e Parë.

Karakteristikat e tij, si një futbollist që luan në qendër të prapavijës apo në të majtën, kanë bërë që Spahija të kthehet në një lojtar që ndiqet me interes nga klube të tjera dhe jo vetëm nga Prishtina që  zotëron kartonin e futbollistit shkodran.

Klubi kryeqytetas do të këtë përsëri që nga kjo verë në dispozicion lojtarin për ta vënë nën urdhrat e Orges Shehit si një opsion të vlefshëm për prapavijën, por tashmë për të kanë shfaqur interes klube të tjera nga Superliga e Kosovës, por edhe Kategoria Superiore.

Prioriteti mbetet Prishtina, me të cilën 23-vjeçari firmosi në verën e kaluar me qëllimin që të bëhej protagonist atje. Por me formën që ka kaluar në muajt e fundit, Spahija kërkon një ekip ku të ketë mundësi të shprehë potencialin e tij dhe mund të kthehet shpejt në një opsion të rëndësishëm për klube të tjera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×