
Ish-sulmuesi i Egnatias, Kastrioti Selmani, do të vijojë karrierën te Prishtina e Orges Shehit. “Gazeta Olle”, bën me dije se 27-vjeçari, që u shpall edhe kampion me rrogozhinasit, ka arritur marrëveshjen me bardheblutë e kryeqytetit.
Prishtina po punon intensivisht në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ndërsa Selmani pritet t’i shtojë shpejtësinë dhe kreativitetin repartit ofensiv.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim, ndërsa Selmani do të rikthehet në Superligë me synimin për të qenë një nga lojtarët kyç te skuadra e Orges Shehit.
and then