
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e kompleksit me pishina “Glow”, Ermal Koko, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 15-vjeçar. Arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve për rrethanat e vdekjes së të miturit në ambientet e pishinës.
Sipas burimeve hetimore, Koko akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa Prokuroria po verifikon nëse subjekti kishte plotësuar kushtet e sigurisë dhe masat e nevojshme për ndërhyrje në raste emergjente.
Ermal Koko është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë lidhur me ngjarjen e rëndë
and then