“Nuk do jetë Botërori, as i Messit dhe as i Ronaldos”, Çutra i bindur: Kompeticion ku fiton kush luan në grup, shqetësuese mbetet… (VIDEO)

Gazetari i News 24, Igli Çutra tha në “Botërori Amerikan” se ky Botëror nuk do jetë i emrave të mëdhenj, por do ia dalë, skuadra që do luajë si grup. Për të, ky nuk do jetë Botërori, as i Messit, as i Ronaldos. Çutra thekson ndër të tjera, se një nga problemet kryesore janë çmimet e biletave.

“Nuk do jetë as Botërori i Messit as i Ronaldos. Hija e tyre është e rëndë. Ka të bëjë shumë rrugëtimi i skuadrave. Te Spanja e ke vështirë të gjesh dikë. Do jetë kompeticion i grupit jo i individëve.

Igli, një nga shqetësimet më mëdha ka qenë çmimi i lartë i biletave, kam përshtypje se në stadiume do kemi tifozëve me “kollare”, tifozeria e vërtetë do jetë në “fan-zona”, në rrugë?

Shqetësuese, absolutisht, futbolli është për popullin. Ne kemi botëror me 48 skuadra. Edhe në NBA janë çmimet problematike. Çmendurira të tilla i kemi parë edhe në Botëroret e tjerë”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×