Rilindja e Hamiltonit: Duhet t’u kujtoj njerëzve se kush jam

Shtatë herë kampioni i botës po kalon një moment shumë pozitiv në sezonin e tij të dytë me Ferrarin. Luis Hamilton renditet aktualisht i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të Kampionatit Botëror të Formula 1.

Piloti britanik duket se e ka rikthyer buzëqeshjen në sezonin e tij të dytë me ngjyrat e kuqe të Ferrarit. Hamilton mban vendin e dytë në renditjen e pilotëve me 90 pikë. Edhe pse diferenca me liderin Kimi Antoneli, i cili kryeson me 156 pikë, mbetet e konsiderueshme, britaniku ka arsye për optimizëm. Ai ndodhet përpara ish-shokut të skuadrës te Mercedesi, Xhorxh Rasëll (88 pikë), si edhe përpara shokut shokut të aktual te Ferrari, Sharl Lëklerk (75 pikë).

Numri 44 mund të krenohet tashmë me tre podiume sezonale, në Kinë, Kanada dhe Monako, një arritje domethënëse në krahasim me vitin e tij të parë te Ferrari, i cili rezultoi mjaft zhgënjyes. Hamilton po kalon një periudhë më të qetë si në aspektin sportiv, ashtu edhe në jetën personale. Jashtë pistës, britaniku vazhdon marrëdhënien e tij me Kim Kardashian, e cila është shfaqur si një mbështetje e rëndësishme për fituesin e 105 garave në F1.

Kardashian u pa edhe në “paddock”- un e Çmimit të Madh të Monakos, ndërsa Hamilton e përshkroi praninë dhe mbështetjen e saj si “të jashtëzakonshme”. Duke folur për “Sky Sports F1”, Hamilton shprehu mirënjohjen e tij ndaj skuadrës: “Jam shumë mirënjohës ndaj ekipit tim. Pas një viti kaq të vështirë si 2025, më në fund jam në pozicionin për të ringjallur pasionin dhe besimin që ata kishin tek unë kur iu bashkova Ferrarit”.

Britaniku nuk ngurroi të vërë në pah edhe rikthimin e tij në formë: “Është fantastike të jem ngjitur në vendin e dytë të kampionatit. Ndjej se kam arritur në një pikë ku duhet t’u kujtoj njerëzve se kush jam. Vitin e kaluar tifozët e mi më thoshin vazhdimisht të mos harroja identitetin tim. Tani duhet të paraqitem në çdo fundjavë gare dhe ta dëshmoj këtë në pistë”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×