EMRAT/ SPAK dhe Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, jepen 20 masa sigurie. Një në pranga, dy në kërkim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se një person i identifikuar me inicialet O.S. ka përfunduar në pranga, ndërsa në kërkim janë Artur Shehu
dhe Edmond Jaupi.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×