
Mungesa e Italisë prej vitesh në Botëror ka shkaktuar shumë reagime, teksa shumë njerëz të botës së futbollit nuk hezitojnë edhe të ironizojnë. Së fundmi, Gianni Infantino, president i FIFA-s, në një intervistë për “CazéTV” tha se po shikohet mundësia që Botërori të jetë me 64 kombëtare.
“Së pari duhet të shohim si do të shkojë kjo Kupë Bote me 48 kombëtare. Është një event shumë i madh. Kemi diskutuar për një Botëror me 64 kombëtare, me një përfshirje edhe më të madhe në gjithë botën.
Është diskutuar në Këshillin e FIFA-s, por tani ta shijojmë këtë edicion me 48 skuadra. Ndoshta Italia kualifikohet me 64 kombëtare. Kush e di, ndoshta e bëjmë me 208…” – tha Infantino.
and then