Kupa e Botës/ Në pritje të debutimit të Spanjës, De La Fuente zgjidh dilemat e fundit të formacionit

Kur jemi në ditën e 4 të Kupës së Botës të gjithë janë në pritje të debutimit të kampionëve të Evropës në fuqi, Spanjës. Vëmendja në kampin e “La Rojas” është përqendruar te zgjedhjet e trajnerit Luis de la Fuente, për sfidën debutuese ndaj Kepit të Gjelbër. Tekniku spanjoll duket se ka bërë tashmë zgjedhjen e tij për repartin ofensiv, duke i besuar një vend në formacionin titullar Mikel Oyarzabal.

Sulmuesi i kombëtares spanjolle pritet të nisë ndeshjen nga minuta e parë, duke fituar konkurrencën me Ferran Torres. Një vendim që konfirmon besimin e trajnerit te cilësitë dhe forma e mirë e Oyarzabalit, i cili pritet të jetë pika kryesore e referimit në sulmin spanjoll.

Stafi teknik ka punuar intensivisht gjatë seancave stërvitore të ditëve të fundit për të përcaktuar formacionin më konkurrues, ndërsa objektivi mbetet i qartë: një paraqitje bindëse dhe marrja e maksimumit të rezultatit, për ta nisur mbarë kompeticionin e për ti dhënë një mesazh të qartë rivalëve, se ky ekip mund të rikthejë kurorën e kampionit, që prej vitit 2010.

Tashmë mbetet të shihet nëse zgjedhja e De la Fuente do të shpërblehet në fushë, me Oyarzabalin që pritet të ketë një rol vendimtar në ambiciet e Spanjës për këtë përballje të rëndësishme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×