U arrestua në Belgjikë, dalin fotot e “Gjeneralit”. Ja si ka ndryshuar i dënuari me burg përjetë

Personi që shihni në foto është Gerd Gjinarari, i cili u arrestua në Belgjikë. Fotoja në fjalë është publikuar nga Policia e Shtetit, që tregojnë dhe pamjet aktuale të Gerd Gjinararit. Ai ishte në kërkim në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.
I njohur me nofkën “Gjenerali”, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë italiane në vitin 1997, pasi vrau “të fortin” e Tiranës, Naim Zyberi dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri, ku Gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm.

Krimi ndodhi në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Në atë khë, hetimet zbuluan se Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule.

Pasi u ekstradua në vendin tonë, në vitin 2019, Gjinarari u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg.

Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit më për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Tashmë pas arrestimit në Begjikë, pritet që Gerd Gjinararin të ekstradohet drejt vendit tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×