“Ende nuk ka nisur Botërori për Gjermaninë, Curacao s’ishte test”, Duro: Barazimi i Holandës? Nuk ngroh kjo skuadër

Gjermania mundi 7-1 Curacaon, ndërsa Holanda nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Japonisë. I ftuar në Botërori Amerikan në News 24, trajneri Shpëtim Duro bëri analizën e tij.

“Gjermania bëri detyrën dje, nuk është test duke patur parasysh nivelin nivelin e rivalit. Janë ndeshje që të krijojnë probleme, e patë se sa i lartë ishte presioni kur u barazua rezultati. Le të shikojmë në vazhdim.

Holandë- E dinim që do jetë ndeshje e fortë, e dinim këtë, ka lojtarë cilësorë. Më bën përshtypje Holanda, pasi ka pretendime. Nuk është e justifikueshme që të jesh dy herë në avantazh dhe të barazon. Meritë edhe e Japonisë, që e vuri në vështirësi. Është e pafalshme, sidomos goli i dytë. Nuk më ngroh barazimi”- tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×