
Një shumë prej 19 mijë eurosh të padeklaruara është sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet doganore dhe Policia Kufitare.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore. Gjatë kontrollit të mjeteve dhe pasagjerëve në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën detare Durrës–Bari, shërbimet konstatuan dhe sekuestruan shumën prej 19,000 eurosh, e cila nuk ishte deklaruar sipas detyrimeve ligjore.
Rasti është referuar pranë organeve kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore.
and then