
Nga Barna Kutvolgyi
Disa vite më parë, kalimi i një kufiri shpesh ndryshonte mënyrën si komunikonim. Njerëzit fiknin internetin në celular, kërkonin Wi-Fi, reduktonin numrin e telefonatave dhe vazhdimisht shqetësoheshin për tarifa shtesë. Sot, në pjesën më të madhe të Europës, kjo pasiguri i përket së shkuarës.
Të njëjtën përvojë presin të kenë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor pas vendimit të fundit të Këshillit Europian, që i hapi rrugën nisjes së negociatave për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian.
Për Shqipërinë, rruga drejt këtij anëtarësimi nuk ka qenë kurrë vetëm një çështje përafrimi politik apo reformash ekonomike. Ajo ka të bëjë, po aq, me afrimin e qytetarëve me mundësitë, liritë dhe standardet që përfaqësojnë përvojën europiane.
Një Shqipëri më e lidhur me Europën është një Shqipëri më konkurruese. Bizneset fitojnë akses më të madh në tregjet ndërkombëtare.
Sipërmarrësit mund të operojnë më lirshëm përtej kufijve. Studentët dhe profesionistët mund të komunikojnë pa ndërprerje. Familjet mbeten pranë njëra-tjetrës, pavarësisht distancës fizike.
Kompanitë e telekomunikacionit kanë një rol të rëndësishëm që ndihmon procesin e integrimit European, përmes aksesit të vazhdueshëm në informacion dhe komunikim. Ne lidhim njerëzit me mundësitë, bizneset me klientët e komunitetet me Europën dhe botën.
Sigurisht, ky proces nuk ndodh brenda natës. Ai kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, operatorëve dhe partnerëve europianë, si edhe përshtatjen e rregullave dhe sistemeve që e bëjnë të mundur këtë transformim.
Megjithatë, vend për optimizëm. Mjafton të shohim çfarë ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit. Heqja e barrierave të roaming-ut mes vendeve të rajonit ka sjellë më shumë komunikim, më shumë përdorim të internetit dhe më shumë ndërveprim digjital përtej kufijve.
Gjithashtu, One Albania është operatori i vetëm në Shqipëri që ka nënshkruar marrëveshjen vullnetare mes operatorëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor për afrimin e tarifave të roaming-ut të internetit me ato vendase. Ne e morëm këtë hap sepse besojmë se përfitimet e integrimit europian duhet të mbërrijnë te qytetarët sa më herët, jo vetëm pas përfundimit të proceseve formale.
Fazat e ardhshme të integrimit me BE pritet të sjellin përfitime edhe më të mëdha për qytetarët dhe bizneset. Pikërisht për këtë arsye, muajin e kaluar prezantuam planet e reja One EU, të cilat përfshijnë roaming në vendet e kësaj hapësire të përbashkët europiane. Kjo nënkupton që klientët tanë mund të përfitojnë nga një përvojë komunikimi më e thjeshtë dhe më e afërt me atë që gëzojnë qytetarët europianë.
Integrimi digjital është një pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. One Albania, pjesë e grupit hungarez 4iG, mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi. Grupi 4iG është një lider rajonal në fushën e IT dhe telekomunikacionit, me prani në disa tregje dhe një vizion afatgjatë për zhvillimin e rajonit.
Përmes investimeve të tij në Shqipëri, grupi sjell jo vetëm kapital, por edhe ekspertizë, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për të mbështetur zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij europian.
Premtimi ynë është investimi i vazhdueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj modernizimit të rrjetit, zhvillimit të infrastrukturës digjitale, përmirësimit të shërbimit ndaj klientëve dhe ofrimit të zgjidhjeve inovative. Do të vijojmë të mbështesim inovacionin. Do të vazhdojmë të punojmë krah institucioneve publike, autoriteteve rregullatore dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Për të ndërtuar një të ardhme ku Shqipëria nuk është thjesht e lidhur me Europën, por gjithnjë e më e integruar brenda saj.
and then