Tragjike! Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Lushnjë, motori humb kontrollin, vdes i riu

Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10.

Shtetasi me inicialet A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë i riu humbi jetën në vendngjarje.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×