Dosja ‘Partizani’/ Dëshmon ish-ministri Ylli Pango: Kam qenë dakord me privatizimin, por jo me ndryshimin e destinacionit! Me kryeministrin debatoi…

Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango dëshmoi këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme në procesin penal të pagëzuar si Partizani, me të pandehur kryesore ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Pango shpjegoj se në kohën kur drejtoi ministrisë e Kulturës, kishte prioritet turizmin dhe se asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive.

Ish-ministri deklaroi më tej se ishte në dijeni të faktit se një pjesë e trojeve të ish-klubit shumësportësh Partizani ishin të zaptuara.

I pyetur përse kishte propozuar ndryshimin e ligjit për privatizimit, Pango tha se “këtë iniciativë nuk e kam marrë unë”.

“Me logjikë them që kjo është një iniciativë qeveritare për privatizimin, jo nga unë si ministër. Mesa mbaj mend nuk kam marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë”, deklaroi ish-ministri.

Ai sqaroi më tej, se ligji kishte të bënte me privatizimin dhe jo me ndryshimin e destinacionit. “Kam qenë dakord me privatizimin, por jo me ndryshimin e destinacionit. Personi që ka debatuar me kryeministrin në Kuvend për ndryshimin e destinacionit ka qenë Erion Braçe”, theksoi Pango. Ai kujtoi më tej se në një nga mbledhjet e para të qeverisë, u kërkua të ecej me privatizime dhe se lidhur me klubin Partizani që nga qeverisja Nano është dhënë urdhri që të merrej nën administrim nga Ministria. Pas Pangos në gjykatë pritet të japin dëshminë, në seancën e datës 6 korrik ish-ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa, Elvira Lame, Paro Laçi dhe Isa Tare.

Sali Berisha po gjykohet për korrupsion kryer në bashkëpunim, pasi akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×