E rëndë në Kavajë – 76-vjeçari qëllon me thikë vëllain në arë gjatë punës, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Kavajë. Një sherr mes dy vëllezërve të moshuar ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Agonas të Kavajës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy vëllezërit, M. Rr., 76 vjeç dhe E. Rr., 74 vjeç, ndodheshin në arë ku po punonin së bashku për të mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë.

Për motive që ende mbeten të paqarta, mes dy të moshuarve ka nisur një konflikt i çastit. Gjatë përplasjes, 76-vjeçari M. Rr. ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe ka goditur disa herë vëllain e tij më të vogël.

I plagosuri E. Rr. është transportuar me urgjencë nga familjarët dhe dëshmitarët drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Por, për shkak të plagëve të rënda dhe humbjes së madhe të gjakut, 74-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë rrugës, pa mbërritur në duart e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Kavajës, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e autorit të dyshuar të krimit. 76-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×