64 të helmuar në Akademinë e Sigurisë/ Merret në pyetje administratorja e Sori-Al dhe stafi, Alma Tafani: Kemi respektuar protokollin

Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafanin, e cila ka deklaruar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, siç e parashikon kontrata.

Ajo ka deklaruar se çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës.

Në pyetje gjithashtu është marrë kuzhinieri, stafi tjetër që bën ndarjen e ushqimin në porcione për studentët, stafi i shpërndarjes si dhe studentët e helmuar.
Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është marrë në hetim sa i takon skandalit të dytë.

Hetuesit po mbledhin provat dhe do të jetë Prokuroria më pas që do të vendosë se cilët persona do të vendosen nën hetim në lidhje me helimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×