Skandal i rëndë në Botëror, 8 lojtarë me doping

Tunizia u eliminua nga Botërori që në grupe, duke rezultuar dështim. Një tjetër lajm tronditës del në skenë. Raportimi vjen nga “Daily Mail”, që tregon se tetë futbollistë rezultojnë pozitivë me doping. Bëhet fjalë për clenbuterol, që është substancë e ndaluar në Agjencinë Botërore të Antidopingut.

Kjo substancë mund të gjendet në një ilaç për rrugët e frymëmarrjes. Lojtarët ndërkohë raportohet që janë përballur padashje me këtë substancë, duke konsumuar mish.

Gjasat janë të pakta që të ketë ndëshkime apo pezullime. Kjo për shkak se deri tani dyshohet se marrja e substancës së ndaluar është padashje.

Fakt është se Tunizia e mbylli grupin me 0 pikë. Të gjithë përfaqësueset e atij grupi, Holanda, Japonia dhe Suedia janë eliminuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×