Tragjedi në aksin Prrenjas–Librazhd/ Rënia e gurëve i merr jetën 42-vjeçarit

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes gjatë të premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, Njësia Administrative Hotolisht, në bashkinë e Librazhdit ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit nga një gur i shkëputur nga shpati i kodrës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe dyshohet se një gur i përmasave të mëdha është shkëputur nga shpati i kodrës mbi rrugë dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Arjan Hoxha 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Si pasojë e goditjes së fortë, 42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shkaqet e sakta të shkëputjes së gurit mbeten ende nën hetim, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×