Wimbledon/ Sinner, Djokoviç e Aliassime kualifikohen në çerekfinale. Sabalenka surpriza e ditës, Osaka eleminon nr.1 të botës

Janë mësuar emrat e parë të çerekfinalistëve në turneun Grand Slam të Wimbledonit, ndërsa favoritët vazhdojnë garën për trofeun më prestigjioz në bar. Në turneun e meshkujve, numri një i botës, italiani Jannik Sinner, konfirmoi formën e shkëlqyer duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj japonezit Shintaro Mochizuki, për të prerë biletën drejt çerekfinaleve.

Mes tetë më të mirëve është edhe Novak Djokovic. Tenisti serb kaloi me sukses pengesën e Roman Safiulin, të cilin e mposhti 3-1, duke vijuar rrugëtimin në kërkim të një tjetër titulli në Wimbledon. Kualifikimin për në çerekfinale e siguruan gjithashtu kanadezi Felix Auger-Aliassime dhe gjermani Jan-Lennard Struff.

Në turneun e femrave nuk munguan surprizat. Numri një i botës, Aryna Sabalenka, u eliminua pas humbjes 2-0 ndaj japonezes Naomi Osaka, e cila rikthehet mes pretendenteve kryesore për titull.

Ndërkohë, në fazën çerekfinale avancuan edhe amerikanet Jessica Pegula dhe Coco Gauff, si dhe çekja Karolina Muchová, duke kompletuar grupin e para tenisteve të kualifikuara për raundin e radhës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×