“Brazili nuk justifikoi dot emrin e vet”, Pano: Norvegjia superiore, u befasova…

Brazili është eliminuar nga Botërori 2026. Kombëtarja braziliane u mposht 2-1 nga Norvegjia, duke pësuar një nga zhgënjimet më të mëdha të turneut, ndërsa norvegjezët vazhdojnë rrugëtimin historik drejt çerekfinaleve. Në Botërori Amerikan, “ikona” Ledio Pano tha:

“Ndeshjet pas grupeve kanë bukurinë e tyre. Të gjitha ndeshjet kanë emocionet e veta, aq më tepër ato të mbrëmshet. Me thënë të drejtën, shumica e tifozëve janë me Brazilin, askush s’është me Norvegjinë.

Emrin e ka të madh, 5 yjet në fanellë i meriton, por ndeshja dje nuk justifikoi emrin që ka Brazili”.

“Norvegjia ishte ekip  më superior se Brazili, këtë e tregoi në të gjitha aspektet. U befasova me ndërrimet e trajnerit norvegjez”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×