“Meksika ikën me kokën lart”, Duro: Anglia kaloi një rival të vështirë, ky sukses rrit besimin për Botërorin

Me shumë emocione dhe pesë gola të shënuar, Anglia mposhti Meksikën 3-2 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit. Skuadra angleze vazhdon rrugëtimin drejt trofeut, pas një sfide që u vendos vetëm në minutat vendimtare. Tekniku Shpëtim Duro foli për këtë takim, i ftuar në Botërori Amerikan.

“Unë e shikoja të favorizuar Meksikën, pasi kishte bërë paraqitje të mira në grup. Përsëri Meksika bëri një ndeshje të mirë, ky eleminim me kokën lart. Edhe Anglia vlen të thuhet se ka kaluar një test të vështirë. Kjo fitore e ka rritur besimin tek anglezët. Dje ka luajtur futboll pragmatist, pati fatin që edhe shënoi”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×