
Fisnik Asllani akoma nuk është prezantuar nga Borusia Dortmund, ndaj ekziston mundësia që ky transferim të dështojë. Dhe pse u tha që do të paguhet klauzola e lirimit prej 30 milionë eurosh, rezulton se sulmuesi i Hofenheimit mbetet akoma emër që qarkullon në merkato.
“Sport.es” i kushton së fundmi artikullin ku e konsideron një opsion për sulmin e katalanasve. Vetë Asllani raportohet se ka vonuar negociatat me Dortmundin, pasi është i interesuar për Barcelonën.
Barça ka folur me vetë Asllanin dhe po ashtu përfaqësuesit e tij. Kuptohet se dëshira e Asllanit është që t’u bashkohet, por do të jetë trajneri Flik që thotë fjalën e fundit.
Ferran Torres është drejt transferimit te PSG. Dhe kjo është arsyeja që po e shtyn klubin të shikojë për një tjetër qendësulmues.
and then