Zjarri përfshin apartamentin në Korçë/ Tymi përhapet në të gjithë pallatin. Ndërron jetë i moshuari

Një apartament në afersi të pastiçeri “Tasho” në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Raportohet se një i moshuar ka humbur jetën brenda banesës së tij.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri sapo ka rënë në një kat të pallatit ndërsa tymi po përhapet edhe në gjithë pallatin.
Aktualisht kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.
Dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie, por ende nuk konfirmohet.
Po ndërhyhet për tu bërë e mundur fikja e zjarrit e më pas grupi hetimor do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×