E rëndë në Kolonjë/ 36-vjeçari u zu poshtë nga një trup teksa ngarkonte lëndë drusore, ndërron jetë në vendngjarje

Një 36-vjeçar në Kolonjë ka ndërruar jetë në vendin e punës. Mësohet se ai punonte në një subjekt të përpunimit të drurit. Aksidenti që i mori jetën ndodhi teksa ai po ngarkonte trupa, ku njëri prej tyre e zuri poshtë në fshatin Kurtesh të Kolonjës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36-vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të liçensuar për prodhimin e drurit. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×