Plas në Botëror! VAR nderoi Argjentinën, rregullorja e re e FIFA-s i bën lëmsh të gjithë

Çdo gjë po shkonte mirë për Zvicrën ndaj Argjentinës, deri në minutën e 72-të. Xhaka me shokë kishin rikthyer baraspeshën në çerekfinalen e Botërorit, ndërsa një simulim i pabesueshëm i Embolo i kushtoi shtrenjtë Zvicrës.

Rregulli “Identiteti i Gabuar” u bë faktor për fatin e sfidës, ndërsa ishte VAR që ndërhyri dhe nderoi Argjentinën. Paredes ishte ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë për një simulim të dukshëm të Embolo. Ky i fundit e kishte ndërkohë një karton të verdhë.

Gjyqtari e gjykoi gabim në fushë, për këtë edhe ndërhyri VAR. Pas rishikimit të rastit, Embolo mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua me të kuq. Megjithatë rregullorja e FIFA-s lë vend për interpretim.

“Kur arbitri jep një karton të verdhë ose të kuq, por është e qartë se ka ndëshkuar lojtarin e gabuar të njërës prej skuadrave për shkeljen në fjalë, vetë shkelja nuk mund të rishikohet, përveç rasteve që lidhen me identitetin e gabuar”, shkruhet në rregulloren e re të FIFA-s.

E diskutueshme mbetet nëse bëhet fjalë për “identitet të gabuar”. Në fakt duket më shumë si gabim i gjyqtarit në fushë, që u mashtrua nga simulimi. Më saktë, nuk u ngatërrua lojtari por u mor vendim i gabuar dhe u dha padrejtësisht karton i verdhë. Ndaj shikohet me shqetësim, pasi kështu VAR mund të ndërhyjë edhe për gabimet më të vogla.

Embolo u largua duke shpërthyer në lot. Ishte shumë vonë për gabimin e rëndë, ndërsa Zvicra u dorëzua vetëm pas “extra time”.

Duhet thënë se një situatë e njëjtë u pa edhe në sfidën e SHBA ndaj Paraguajt. Megjithatë polemikat krijohen të shumta vetëm për shkak të Argjentinës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×