I mituri u mbyt në Osum, banorët e fshatit akuza shtetit: Pritat lumore u bënë shkak, djali mbeti në gropat e mbushura me baltë

Familja Sadushi në fshatin Orizaj të Beratit ka hapur sot dyert e mortit, për të kryer nderimet e fundit për djalin e tyre të vetëm që u mbyt tragjikisht në lumin Osum. Familjarë, të afërm e shokë të shkollës i dhanë lamtumirën e fundit të 15-vjeçarit Fatjon Sadushi, ndërsa shprehen të pikëlluar për ngjarjen e rëndë.

Ndonëse ekspertiza mjekoligjore përcaktoi mbytjen si shkak të vdekjes, banorët e fshatit Orizaj hedhin akuza të forta ndaj autoriteteve vendore, me pretendimin se mbytja e të miturit u shkaktua nga pritat lumore që u vendosën së fundmi për të parandaluar përmbytjet. Sipas tyre, këto prita kanë krijuar gropa të thella që janë mbushur me baltë, gjë që i pamundësoi daljen nga lumi.

15-vjeçari u fut në ujërat e Osumit për t’u freskuar, pasi ishte duke punuar në arë me të atin. Me të vërejtur se i biri po mbytej, babai u fut në lumë, por fatkeqësisht i mituri kishte ndërruar jetë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×