
Katër kombëtare kanë mbetur në garë për të realizuar ëndrrën e madhe të fitimit të Botërorit. Pas një rruge të mbushur me emocione, ndeshje spektakolare dhe rezultate surprizë, gjysmëfinalet Francë-Spanjë dhe Argjentinë-Angli premtojnë duele të forta.
Në Botërori Amerikan, në News 24, trajneri Shpëtim Duro tha:
Profe, përtej polemikave, debateve, besoj se në këtë fazë janë 4 super ekipe, besoj ishin të pritshme?
Super të pritshme. Përveç këtyre skuadrave, shtohej edhe Portugalia. Me emra mund të futej edhe Brazili me Gjermaninë. Argjentina si kampione e Botës, Franca dihej gjendja e tyre, Spanja si kampione e Europës dhe Anglia që ka një skuadër me cilësi. Ishin të pritshme këto skuadra. Polemika do ketë, është një kampionat shumë i mirë, perfekt.
and then