Dyshohet se u përfituan nga trafiku i narkotikëve/ Sekuestrohen pasuritë me vlerë 420,000 euro

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për sekuestrimin e pasurive të shtetasit H.A., 54 vjeç, pasuri këto që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme.
H.A., i janë sekuestruar apartamente dhe garazh, me vlerë rreth 420 000 euro, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “De facto”, si rezultat i hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale.

Sekuestrohen apartamente dhe garazh, me vlerë rreth 420 000 euro, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në vijim të një hetimi pasuror, me metoda speciale, kryer në bazë ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi.

Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×