
Korça u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ndërsa dyshohet se një 66-vjeçar në kushte të rënduara psikologjike i ka vënë flakën makinës dhe për pasojë u dogj brenda saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10.
Fqinji i Irakli Çinokut, pohoi për gazetaren e News24 Lorena Kodra se viktima ishte njeri shumë i rregullt. Ai tha se nuk ka qenë në dijeni nëse 66-vjeçari ka pasur probleme familjare.
“Jemi komshinj. Njeri më të rregullt nuk bën nëna. Ndonjë konflikt nuk di të ketë ai. Në shtëpi shumë i rregullt, ja shikoje, me gjithë këtë pasuri. Konflikte s’ka. Jetonte me gruan, me Vjollcën. Në brendësi të familjes nuk jam. Ishte pensionist, kishte dy djem, një në Angli dhe tjetrin doktor në Greqi.”, tha fqinji.
and then