Tjetër largim nga arbitrimi, gjyqtari i mirënjohur anglez njofton tërheqjen pas 20 vitesh

Një tjetër gjyqtar i mirënjohur ndërkombëtar ka njoftuar tërheqjen nga arbitrimi. Bëhet fjalë për Anthony Taylor i ka dhënë fund karrierës në arbitrimin elitar, duke mbyllur një rrugëtim prej mbi 20 vitesh dhe 831 ndeshjesh të drejtuara. 47-vjeçari e arbitroi sfidën e fundit në Kupën e Botës, mes Portugalisë dhe Spanjës.

Gjatë karrierës së tij, Taylor drejtoi 432 ndeshje në Premier League, finalet më të rëndësishme të futbollit anglez, si edhe dy Kupa Bote, dy Kampionate Europiane dhe disa finale të kompeticioneve madhore të UEFA-s.

Në mesazhin e lamtumirës, ai falënderoi familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen ndër vite, ndërsa Howard b e cilësoi Taylor si një nga arbitrat më të mirë që ka nxjerrë futbolli anglez.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×