
Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm, është kapur sërish me një aparat celulari brenda ambienteve të burgut të Drenovës.
Lajmi është konfirmuar për nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se pajisja telefonike i është gjetur gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.
Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale.
and then