Aksidenti në portin e Durrësit/ E përplasi kamioni, humb jetën në spital shoferi nga Kosova

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin para skanerit, ku shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se ka përplasur aksidentalisht shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë.

Mësohet se 62-vjeçari, drejtues i një kamioni tjetër, po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t’u futur në skaner, kur është goditur nga kamioni.

Si pasojë e përplasjes, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×