
Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. Sipas informacioneve paraprake nga shërbimet zjarrfikëse, zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen edhe të ekipeve zjarrfikëse nga Fieri dhe Roskoveci.
Në vendngjarje ndodhen 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 25 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Zjarri, përveç ambienteve të fermës, ka përfshirë edhe bazën ushqimore të saj.
Ferma i përket familjes Sanxhaku, ndërsa deri më tani nuk ka ende një bilanc zyrtar për dëmet e shkaktuara. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë operacionin për neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
and then