
Mauricio Pochettino është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së tij si trajner i kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimeve, palët po finalizojnë detajet e një kontrate të re, e cila do ta mbante teknikun argjentinas në krye të ekipit deri në përfundim të Kupës së Botës 2030.
Ky zhvillim shihet si një shenjë e besimit që Federata Amerikane e Futbollit ka ndaj Pochettinos dhe projektit të tij afatgjatë. Objektivi kryesor mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese, duke vijuar kështu me vazhdimin e projektit deri në edicionin e vitit 2030.
Nëse akordi zyrtarizohet, Pochettino do të ketë mundësinë të udhëheqë një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e futbollit amerikan, me synimin për ta çuar kombëtaren në nivele edhe më të larta në arenën ndërkombëtare.
and then