Goditi me grusht eprorin për shkak të transferimit/ Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake të Tiranës

Një 31 vjeçar, punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi për shkak të detyrës dyshohet se ka goditur me grusht eprorin e tij, shefin e Sektorit të Mbikqyrjes së Territorit, në këtë instutucion, Skënder Delija. Në pranga është vënë Adi Hazizi.

Sipas burimeve mësohet se Hazizi ishte lëvizur nga një sektor në një tjetër dhe pas këtij vendimi kishte shkuar në zyrën e eprorit të tij, Skënder Delijës dhe pasi janë konfliktuar me fjalë, dyshohet se e ka goditur me grusht. Ndërsa Delija mësohet se ka pretenduar se dhuna ndaj tij ka qenë për shkak të detyrën, dhe se i kishte komunikuar vartësit Adi Hazizit vendimin e marë nga eprorët për ta lëvizua atë në një tjetër sektor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×