Nëna dhe dy fëmijët ndërruan jetë pas tragjedisë në Postribë, Vllaznia shpreh ngushëllimet

Vllaznia ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin pas tragjedisë së rëndë që tronditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Përmes një mesazhi prekës, klubi shkodran ka ndarë dhimbjen me familjarët e viktimave, duke u gjendur pranë tyre në këtë moment të vështirë.

“KF Vllaznia Shkodër shpreh dhimbjen e thellë për tragjedinë e rëndë që goditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Në këto momente të vështira, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit të Postribës e të Shkodrës. Jemi pranë tyre me mendje dhe zemër, duke lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×