VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, përplasen tre automjete! Bllokohet qarkullimi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të fshatit Murras.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një furgon. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka persona të plagosur apo për gjendjen e tyre shëndetësore. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë segment është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata mjetesh në të dyja drejtimet.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut. Pritet një njoftim zyrtar për më shumë detaje mbi ngjarjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×