Zjarri në Opar të Maliqit/ Flakët janë përhapur me shpejtësi, përfshijnë edhe dy banesa

Situata nga zjarri në fshatin Opar, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, është përkeqësuar, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe dy banesa të pabanuara.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri vijon të përhapet në zonën me shkurre dhe barishte, ndërsa ende nuk është bërë e ditur sipërfaqja e saktë e djegur.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera dhe banesave përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×