Chelsea “pa frena” në merkato, ish mesfushori i Liverpool vihet nën urdhrat e Xabi Alonso-s

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit veteran të Anglisë, Jordan Henderson. 36-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare me “Blutë”, pasi u largua nga Brentford javën e kaluar. Henderson bëhet afrimi më i vjetër në moshë i Chelseat që nga marrja e klubit nga BlueCo në vitin 2022.

“Në mesfushë vjen një lojtar që ka fituar tetë trofe gjatë karrierës së tij, mes tyre Premier League dhe UEFA Champions League. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Chelsean dhe do t’i bashkohet shokëve të rinj të skuadrës përpara nisjes së sezonit 2026-2027”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. Gjatë karrierës së tij me Liverpoolin, Henderson fitoi UEFA Champions League në vitin 2019 dhe titullin kampion në Premier League në vitin 2020.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×