Ksamil, dy të rinj me pedalone rrezikuan të mbyteshin / Shpëtohen nga policia

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës kur salla operative është lajmëruar nga një telefonatë se në afërsi të ishujve të Ksamilit një pedalone kishte futur ujë në brendësi të saj dhe si rezultat pedalonia është anuar duke marrë ujë brenda, duke u rrezikuar të mbytej.

Whatsapp Image 2026 08 05 At 13.34.43
Whatsapp Image 2026 08 05 At 13.34.43

Në pedalone ndodheshin 2 persona, Hetem Mezini 29 vjeç dhe Zef Mersini 36 vjeç, të dy nga Kukësi.

Për dhënien e ndihmes ka shkuar policia kufitare e Sarandës me mjetin lundrues BP- 11, dhe 2 jetskite, ku shtetasit e mësipërm u moren në gjendje të mirë shëndetësore dhe pedaloni u tërhoq në breg.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×