Aksident i rëndë në Mirditë, humbi kontrollin e motomjetit, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në autostradën që kalon në territorin e Mirditës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Fan, shtetasi nga Kosova me iniciale L. D., 38 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×