Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë/ Prokuroria e Tiranës kalon për gjykim shtetasin nigerian

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin nigerian L.O., i akuzuar për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”.
Hetimi nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të një “Call Center”-i, e cila deklaroi se ishte kontaktuar në rrjetet sociale nga një person që hiqej si shtetas italian. Edhe pse pretendonte këtë identitet, ai nuk dinte të komunikonte në gjuhën italiane.

Pas komunikimeve fillimisht në Instagram dhe më pas në WhatsApp, personi i kërkoi viktimës të kryente një pagesë, me pretendimin se duhej të merrte një pako surprizë, por nuk mund ta paguante vetë.
Më vonë, përmes mashtrimit, ai i kërkoi të dhënat bankare të pagesës dhe e orientoi drejt një llogarie ku u krye një transfertë me vlerë të konsiderueshme. Pavarësisht pagesës, pakoja nuk mbërriti kurrë, ndërsa kërkesat për para të tjera vazhduan.

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës dhe bashkëpunimit me autoritetet italiane përmes letërporosive, u identifikua si posedues i një llogarie PostePay Evolution shtetasi nigerian L.O., me banim në Itali.

Ai tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e “Mashtrimit Kompjuterik”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×